Cloudflare parandalon sulmin DDoS më të madh regjistruar ndonjëherë

Zhvillimet erdhën ndërsa madhësia, frekuenca dhe niveli i sofistikimit të sulmeve DDoS është rritur me kompaninë e cila regjistroi një rritje me 79 përqind të sulmeve krahasuar me një vit më parë.

Kompania e infrastrukturës së uebit Cloudflare ditën e Hënë zbuloi se kishte bllokuar një sulm DDoS me kapacitet prej 71 milionë kërkesa për sekondë(RPS).

“Shumica e sulmeve kanë arritur nga 50 deri në 70 milionë kërkesa për sekondë(RPS) ku më i madh tejkalon 71 milionë,” tha kompania duke e quajtur një sulm DDoS me volum të lartë.

Gjithashtu është sulmi DDoS HTTP më i madh raportuar deri më sot, më shumë se 35 përqind krahasuar me sulmin e kaluar rekord DDOS prej 46 milionë RPS që Google bllokoi në Qershor të 2022.

Cloudflare tha se sulmet erdhën drejt një uebsajti në mbrojtje të rrjetit të saj nga një botnet me mbi 30 mijë adresa IP që u përkiste disa ofruesve të shërbimeve cloud.

Uebsajtet e shënjestruara ishin një ofrues shumë popullor gaming, kompani kriptomonedhash, ofrues hosting dhe platforma cloud.

Sulmet HTTP të këtij lloji janë dizajnuar për të dërguar një tsunam me kërkesa HTTP drejt një uebsajti, zakonisht më shumë sesa uebsajti mund të përballojë me synimin për ta bërë të paaksesueshëm.

“Nisur nga sasia e madhe e kërkesave, serveri i uebsajtit nuk i përpunon dot të gjitha së bashku me kërkesa legjitime që vinë nga përdoruesit,” tha Cloudflare.

“Përdoruesit do të shohin uebsajtin të hapet ngadalë, të mos hapet fare e madje të mos e aksesojnë dot.”

Zhvillimet erdhën ndërsa madhësia, frekuenca dhe niveli i sofistikimit të sulmeve DDoS është rritur me kompaninë e cila regjistroi një rritje me 79 përqind të sulmeve krahasuar me një vit më parë.

Për më tepër, numri i sulmeve voluminoze që zgjatin më tepër se 3 orë është rritur me 87 përqind.

Disa nga industritë më të sulmuara janë aviacioni, arsimi, lojërat, rrjetet spitalore dhe telekomunikacioni. Gjeorgjia, Belize dhe San Marino ishin disa nga vendet kryesore të shënjestruara nga sulmet HTTP DDoS në tremujorin e katërt të 2022.

Sulmet DDoS në nivel rrjeti, nga ana tjetër, goditën Kinën, Lituaninë, Finlandën, Singaporin, Tajvanin, Belgjikën, Kosta Rikën, Emiratet e Bashkuara Arabe, Korenë e Jugut dhe Turqinë.

/PCWorld Albanian