Core i9-13900K arrin frekuencën rekord për një procesor Intel

Core i9-13900K është një procesor me 24 bërthama ku 8 prej tyre janë performance dhe 16 janë efikasiteti. Çipi ka një frekuencë turbo prej 5.8Ghz falë teknologjisë Thermal Velocity Boost.

Overclock-eri i njohur Allen “Splave” Golibersuch arriti të përshpejtonte frekuencën e procesorit të ardhshëm flagship të Intel Core i9-13900K deri në 8.2Ghz duke përdorur nitrogjen të lëngshëm.

Çipi më i fuqishëm i linjës Raptor Lake, i cili do të luftojë për tu bërë procesori më i mirë në treg, do të shitet nga data 20 Tetor për 589 dollarë.

Core i9-13900K është një procesor me 24 bërthama ku 8 prej tyre janë performance dhe 16 janë efikasiteti. Çipi ka një frekuencë turbo prej 5.8Ghz falë teknologjisë Thermal Velocity Boost.

Splave shtyu 13900K deri në 8.2Ghz, një rritje spektakolare prej 41% krahasuar me atë çfarë Intel premton.

Core i9-13900K tregon potencial të lartë “overclocking” duke thyer rekordin e mëparshëm të Core i9-12900K prej 7.6Ghz me 8%.

Procesorët Zen 4 të AMD gjithashtu kanë meritat e tyre. Kohët e fundit pamë një Ryzen 9 7950X të arrijë deri në 7.2Ghz me një bërthamë dhe 6.5Ghz me të gjitha bërthamat. Sipas HWBot, frekuenca më e lartë që Ryzen 9 7950X ka arritur është 7.4Ghz (7471.96Mhz).

Kështu frekuenca më e lartë e arritur prej Core i9-13900K është 11% më e lartë. Megjithatë rekordi ende mbahet nga një procesor i 2014-ës, AMD FX-8370 prej 8.7Ghz.

Edhe pse Core i9-13900K duket impresionues me nitrogjen të lëngshëm, mbetet për tu parë si krahasohet me Ryzen 9 7950X në kushte normale. /PCWorld Albanian