Counter-Strike: Global Offensive vendos një rekord tjetër me 1.4 milionë lojtarë aktivë në të njëjtën kohë

Lojëra të tjera popullore si Dota 2 dhe Apex Legends, që zënë vendin e dytë dhe tretë në SteamDB me 582,750 dhe 197,562 lojtarë aktivë në të njëjtën kohë respektivisht.

Counter-Strike: Global Offensive ka qenë në Steam prej mëse një dekade, por popullariteti i lojës nuk ka të ndaluar. Loja në fakt ka vendosur një rekord tjetër, duke arritur 1.4 milionë lojtarë në të njëjtën kohë.

Sipas SteamDB, 1,420,183 lojtarë luajtën titullin më 11 Mars duke treguar edhe njëherë tjetër sesa aktiv është komuniteti i CS:GO.

Counter-Strike: Global Offensive është loja e vetme në Steam që ka kapërcyer 1 milionë lojtarë aktivë në të njëjtën kohë.

Lojëra të tjera popullore si Dota 2 dhe Apex Legends, që zënë vendin e dytë dhe tretë në SteamDB me 582,750 dhe 197,562 lojtarë aktivë në të njëjtën kohë respektivisht.

Rekordi i arritur nga CS:GO me shumë gjasa nuk ka për tu thyer lehtë. PUBG në fakt arriti 3,257,248 milionë lojtarë aktivë njëherazi në Janar të 2018-ës pas debutimit të versioni 1.0 në Steam.

/PCWorld Albanian