“Dardanët” marrin një pikë tek Izraeli

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Dardanët” barazuan 1:1 me Izraelin në ndeshjen e parë të Grupit I, e zhvilluar në Tel Aviv, shkruan lajmi.net.

Përkundër dominimit nga vendasit në minutat e para, të parët që kaluan në avantazh ishin futbollistët e Kosovës.

Goditjen e Milot Rashicës në minutën e 36-të e devijoi në portën e tij për epërsinë e të besuarve të Alain Giresse. Me këtë gol u mbyll edhe pjesa e parë.

Pjesën e dytë e nisën më mirë futbollistët e Kosovës të cilët gjetën rrjetën me anë të Milot Rashicës, por pas rishikimit me VAR, goli u anulua për shkak se paraprakisht sulmuesi i Galatasarayt kishte luajtur me dorë.

Vetëm shtatë minuta më vonë, Izraeli barazoi rezultatin në minutën e 56-të me autor Peretz.

Në minutat në vazhdim dy ekipet kombëtare insistuan në golin e dytë, por gola nuk pati dhe dy kombëtaret u pajtuan me nga një pikë.

Me këtë barazim, Kosova është e dyta në grup me një pikë, aq sa ka edhe Israeli në pozitën e tretë. Zvicra është e para me tri pikë pas fitores 0:5 ndaj Bjellorusisë.

Takimi tjetër i këtij grupi ndërmjet Andorrës dhe Rumanisë luhet nga ora 20:45.