Debuton aplikacioni i unifikuar për Mac dhe iPhone

Falë rishkrimit të aplikacioni, përdoruesit e WhatsApp do të kenë akses në funksionalitete të fundit si në aplikacionin iPhone siç janë thirrje zanore dhe video në grup.

Këtë vit WhatsApp prezantoi një version të ri të aplikacionit macOS që ishte shkruar nga e para vetëm për kompjuterët Mac. Aplikacioni debutoi në muajin Gusht por ishte i disponueshëm vetëm përmes uebsajtit.

Nga dita e sotme aplikacioni do të jetë i disponueshëm për shkarkim edhe në Mac App Store. Aplikacioni është i disponueshëm globalisht për të gjithë përdoruesit.

Aplikacioni Mac është shkrirë së bashku me aplikacionin iPhone në App Store dhe tashmë sillet si aplikacion universal me një lidhje të vetme shkarkimi. Testimet me versionin e ri filluan në Korrik të vitit të kaluar. Ndërkaq versioni i vjetër është një ueb-aplikacion i ndërtuar me Electron.

Falë rishkrimit të aplikacioni, përdoruesit e WhatsApp do të kenë akses në funksionalitete të fundit si në aplikacionin iPhone siç janë thirrje zanore dhe video në grup.

Vlen të theksohet se aplikacione “native” përdorin më pak resurse hardueri duke kursyer edhe baterinë, diçka e shkëlqyer për përdoruesit e MacBook.