Delegacioni i Kosovës sot në Bruksel

Delegacioni kosovar i kryesuar nga Avni Arifi, nga Qeveria e Kosovës, këshilltari i presidentit Hashim Thaçi,Ardian Arifaj, Blerand Stavileci dhe dy këshilltarë të tjerë të Avni Arfiti, nisen sot për në Bruksel.

Ndër të tjerash emrat e dy këshilltarëve të Arifajt nuk janë bërë të ditur për publikun.

Dialogu teknik Kosovë-Serbi, do të vazhdojë teksa temat e diskutimit brenda tri ditëve pritet të jenë; zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri tani, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe si dhe liria e lëvizjes dhe drejtësia, shkruan Indeksonline.

Vazhdimin e takimeve në mes ekipeve negociatore e ka konfirmuar dje edhe Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Maja Kocijanciq.

Ajo në një prononcim për Novostin serb, ka konfirmuar se Avni Arifi dhe Marko Gjuriq do të jenë krerët e ekipeve negociatore në diskutimet që do të mbahen nga 16 deri më 18 janar.

“Bashkimi Evropian pret që të dy palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në bisedime.Zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialog është një detyrim që të dyja palët kanë marrë në raport me BE dhe përcaktojnë shpejtësinë e përparimit në rrugën evropiane”, ka thënë Kocijançiq./