Një grua rreth 40 vjeç është dërguar në spital në me dëmtime të trurit, pasi kishte ndjekur një dietë të rreptë duke pirë vetëm lëngje. Gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, kishte ndjekur një dietë për tre javë, ku i lejohej vetëm të konsumonte lëngje frutash dhe ujë.
Por, një dietë e tillë drastike i shkaktoi një çekuilibër të nivelit të kripës në trurin e saj. Ajo ka qenë nën vëzhgim për tre ditë dhe mjekët kanë frikë se dëmi mund të jetë i përhershëm, raportoi “Ha Hadashot 12”.
Ndërsa gjendja e saktë e gruas nuk ishte cilësuar, ajo ka të ngjarë të vuante nga hyponatraemia, e njohur edhe si helmimi me ujë. Gjendja është shkaktuar nga nivele të ulëta të natriumit në gjak dhe zakonisht ndodh tek njerëzit të cilët pinë shumë ujë, duke u shëruar nga shqetësimet e stomakut pa zëvendësuar elektrolitet.
Megjithatë, dieta “detox” ekstreme shpesh mund të shkaktojë edhe probleme me zemrën.








