Dita e “El Clasicos” – Barça pret në shtëpi Realin e Madridit

Barcelona pret Real Madridin në kuadër të javës së 11-të të La Ligas në derbin që njihet si El Clasico.

Dy klubet më të mëdha spanjolle do të luajë për kreun e renditjes pasi vetëm një pikë i ndanë në renditje.

Real Madridi është lider me 25 pikë, ndërsa Barcelona është në vendin e tretë me 24 pikë.

Ndeshja zhvillohet të shtunën në Stadiumin Olimpik të Barcelonës dhe fillon në ora 16:15.