Dorëhiqet presidenti i Sudanit, Omar Al-Bashir

Omar Al-Bashir ka dhënë dorëheqjen dhe është nën arrest shtëpie.

Presidenti i Sudanit Omar Al-Bashir ka dhënë dorëheqjen dhe është nën arrest shtëpie, thanë burime të shumta për CNN.

Roja e tij personale është zëvendësuar dhe është nën kujdes.

Bashiri e kishte qeverisur Sudanin për tre dekada.

Ai është akuzuar për krime lufte dhe gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për veprimet e qeverisë së tij në Darfur.