Dortmundi eliminon Sevillën

Borussia Dortmund ka arritur që të fitojë me rezultat të përgjithshëm 5-4 ndeshjen ndaj Sevillas në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Pas golave të shënuar nga Erling Haaland 35′ dhe 54′, Dortmundi ka kaluar në fazën e 8-tës së finales, shkruan lajmi.net.

Haaland ishte i jashtëzakonshëm në këtë ndeshje, ku ai u bë edhe lojtari më i ri (20 vjeç) që ka arritur të shënojë 20 gola në Ligën e Kampionëve në vetëm 14 ndeshje.

En Nesyri arriti që të shënoi dy herë për Sevillën, mirëpo nuk ishte e mjaftueshme.Javëve në vazhdim do përfundojnë edhe ndeshjet e tjera për të mësuar më pas kur do të jetë shorti i ardhshëm.