Dy pilotë irakianë rrihen për ushqim gjatë fluturimit

 Dy pilotë janë rrahur në avion që fluturonte mbi Irak, me çka rrezikuan sigurinë e pasagjerëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale lajmërojnë se deri tek përleshja fizike e dy pilotëve në avionin e Iraqi Airways me 157 pasagjerë, i cili fluturonte në relacionin Mashhad (Iran) – Bagdad, erdhi për shkak të ushqimit.

Mosmarrëveshjet shpejtë kaluan në përleshje fizike, ndërsa rrahjen e filmonin pasagjerët dhe e shpëndanë në rrjetet sociale.

Në videot në të cilat mund të dëgjohen britma ndërsa u panë edhe gjurmë të gjakut në dyert e kabinës.

Pilotët me përleshjen fizike rrezikuan pasagjerët ndërsa rrahja për një kohë të shkurtër u bë një nga temat më të popullarizuara në vend.

Ministria irakiane e Transportit njoftoi se pilotëve në fjalë do t’u merren liçencat.

Më tej thuhet se kapiteni Raad Muhammed Yakub u pensionua ndërsa kopiloti Ali Ahmed Salih Tivejirit u pushua nga puna.