E papritur: Ronaldo largohet nga Juventus, rikthehet në Premierligë

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventus, për një rikthim emocionues te Manchester United.

Panelisti Eduardo Inda duke folur për televizionin spanjoll La Sexta, ka deklaruar se pesë herë fituesi i Topit të Artë mund të largohet nga Juventusi, nëse sërish dështon të fitojë Ligën e Kampionëve.

E ardhmja e portugezit parashikohet të jetë në Premierligë, te Manchester United, përcjell lajmi.net.

Për të ardhmen e Ronaldos nisen thashethemet pas problemeve të tij me trajnerin Maurizio Sarri, i cili e zëvendësoi portugezin në dy ndeshje radhazi.

Cristiano Ronaldo është transferuar te Juventus në vitin 2018, nga spanjollët e Real Madrid.