Eksperti i internetit kundër investimit në intelegjencën artificiale

Kryetari i Alphabet, John Hennessy tha më herët gjatë ditës se sistemet janë ende shumë larg nga të qenit gjerësisht të dobishëm dhe se ka shumë çështje me pasaktësi dhe “toksicitet” që ende duhet të zgjidhen përpara se të testohen në publik.

Kreu i Google dhe “babai i internetit” Vint Cerf ka një mesazh për drejtuesit e biznesit që kërkojnë të nxitojnë marrëveshjet e biznesit rreth inteligjencës artificiale të bisedave.

Cerf iu lut pjesëmarrësve në një konferencë në “Mountain View” të hënën që të mos përpiqen të investojnë në inteligjencën artificiale biseduese vetëm sepse ”është një temë e nxehtë”. Paralajmërimi vjen mes një shpërthimi të popullaritetit rreth ChatGPT.

“Ka një çështje etike këtu që shpresoj se disa prej jush do ta marrin në konsideratë”, i tha Cerf turmës së konferencës të hënën.

“Të gjithë po flasin për ChatGPT ose versionin e Google për këtë dhe ne e dimë se nuk funksionon gjithmonë ashtu siç do të donim”, tha ai, duke iu referuar intelegjencës artificiale të Google Bard që u njoftua javën e kaluar.

Kryetari i Alphabet, John Hennessy tha më herët gjatë ditës se sistemet janë ende shumë larg nga të qenit gjerësisht të dobishëm dhe se ka shumë çështje me pasaktësi dhe “toksicitet” që ende duhet të zgjidhen përpara se të testohen në publik.

Cerf ka shërbyer si nënkryetar dhe “krye ungjilltar i internetit” për Google që nga viti 2005. Ai njihet si një nga “Baballarët e Internetit” sepse ai bashkë-dizajnoi disa nga arkitekturat e përdorura për të ndërtuar themelin e internetit, raporton CNBC.

Cerf paralajmëroi kundër tundimit për të investuar vetëm sepse teknologjia është “me të vërtetë e lezetshme, edhe pse nuk funksionon siç duhet gjatë gjithë kohës”.