Elon Musk bëhet njeriu më i ndjekur në Twitter

Në mesin e postimeve të ndryshme deri tek memet fyese, Musk përdor llogarinë e tij për të komunikuar ndryshime të ndryshme që po vinë në Twitter.

Elon Musk ka tejkaluar ish presidentin Amerikan Barack Obama si njeriu më i ndjekur në rrjetin social Twitter.

Në këto momente miliarderi ka 133,068,709 ndjekës krahasuar me Obama 133,042,819 sipas numri të ndjekësve që raportohet në profilet e tyre.

Blerja 44 miliardë dollarëshe e Twitter nga Musk padyshim ka ndihmuar në rritjen e numrit të tij të ndjekësve. Shefi i Twitter arriti 100 milionë ndjekës në Qershor të vitit të kaluar dhe kjo shifër ka vijuar në rritje.

Në mesin e postimeve të ndryshme deri tek memet fyese, Musk përdor llogarinë e tij për të komunikuar ndryshime të ndryshme që po vinë në Twitter.

Ai madje bën anketa ku pyet shumicën e përdoruesve për vendime madhor siç ishte rikthimi i Donald Trump në platformë apo nëse duhej të qëndronte CEO i Twitter apo jo.

Postimet e Musk janë në kontrast me Obama i cili e përdor llogarinë e tij për qëllime profesionale siç është promovimi i një kauze të rëndësishme.