Elon Musk hap një kompani AI quajtur X.AI

Gjatë një interviste në Twitter Spaces, kur Musk u pyet për kartat grafike që kishte blerë, miliarderi nuk përmendi për asnjë moment planet për ndërtimin e një kompanie AI.

Elon Musk ka krijuar një kompani të re dedikuar inteligjencës artificiale quajture X.AI raportoi The Wall Street Journal.

Kompania, e cila mendohet të jetë inkorporuar muajin e kaluar, aktualisht ka Elon Musk si drejtor dhe Jared Birchall si sekretar. Musk e inkorporoi biznesin e ri më 9 Mars 2023.

Spekulimet rreth themelimit të një kompanie AI nga Elon Musk kanë qarkulluar prej disa ditësh me një raport të Business Insider të thoshte se ka blerë mijëra karta grafike për një produkt të ardhshëm AI.

Financial Times raportoi se Musk kishte planifikuar të krijonte një firmë AI për të konkurruar me OpenAI të Microsoft. Madje thuhet se Musk ka kërkuar financim nga investitorët e SpaceX dhe Tesla për të nisur kompaninë.

Gjatë një interviste në Twitter Spaces, kur Musk u pyet për kartat grafike që kishte blerë, miliarderi nuk përmendi për asnjë moment planet për ndërtimin e një kompanie AI.

Musk ka qenë një zërave më kritikë të OpenAI, një organizatë AI që ai e bashkëthemeloi në 2015-ën por u largua në 2018-ën përpara se të kërkonte së fundi ndërprerjen e eksperimenteve AI.