Elon Musk zbulon kur do të largohet nga pozita e CEOs së Twitter

Sipërmarrësi njoftoi se një ekzekutiv i ri do të jetë në krye të Twitter pas 6 javësh. Ndërsa ai nuk ka identifikuar liderin e ri me emër, la të kuptohet se një femër do të mbajë këtë rol.

Elon Musk do të mbajë premtimin e tij për tu larguar si CEO i Twitter pas sondazhit që bëri në rrjetin social.

Sipërmarrësi njoftoi se një ekzekutiv i ri do të jetë në krye të Twitter pas 6 javësh. Ndërsa ai nuk ka identifikuar liderin e ri me emër, la të kuptohet se një femër do të mbajë këtë rol.

Musk do të qëndrojë si kryetar ekzekutiv dhe CFO duke mbuluar produktin, softuerit dhe sysops. Pak orë pas njoftimit të Musk, Wall Street Journal raportoi se ekzekutivja e reklamimit e NBCUniversal Linda Yaccarino është në bisedime për të marrë rolin e ri.

Yaccarino dhe Musk kanë një marrëdhënie të mirë mes tyre dhe janë shfaqur nëpër disa evenimente të industrisë.

Musk tha në Dhjetor se do ti qëndronte rezultatit të sondazhit ku pyeti nëse duhej të qëndronte si CEO i kompanisë ose jo. Shumica votuan që ai të tërhiqej dhe pavarësisht se nuk përmendi afate, tha se së shpejti do të largohej.

Drejtimi i Twitter nga ana e tij që prej Tetorit ka qenë kaotik. Filloi me shkurtime masive të stafit dhe largimin e shumë drejtuesve. Më pas saga e Twitter Blue shkaktoi tërmet të vërtetë. /