Emiliano Martinez shpallet portieri më i mirë i vitit

Emiliano Martinez është nderuar me çmimin “Yashin Trophy” duke u përzgjedhur kështu portieri më i mirë i vitit.

Martinez pati një sezon fantastik si në nivel klubi me Aston Villan, ashtu edhe me kombëtaren e Argjentinës me të cilët u shpall kampion bote në Katar.

Për paraqitjet e tij të mira në Kupën e Botës, ai në fund e fitoi “Dorezën e Artë” dhe tani ky çmim është qershia mbi tortë për të përmbyllur një vit mjaft të suksesshëm.

Për të fituar këtë çmim ai mposhti konkurrencën e Yassine Bonou, Ederson, Thibaut Courtois të cilët gjithashtu patën një sezon të shkëlqyer./