Partia AKP e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan po e sfidon rezultatin në dy qytetet kryesore, Stamboll dhe Ankara.
Sipas informacioneve qe ka AKP, ka vota të pavlefshme dhe parregullsi në shumicën e 12.158 vendvotimeve në Ankara.
Zgjedhjet lokale u mbajtën në tërë vendin të dielën dhe një aleancë e udhëhequr nga AKP-ja fitoi me më shumë se 51% të votave.
Këto zgjedhje po konsiderohen si një matës qeverisjen 15 vjecare të Erdogan, e cila po përballet me sulme nga brenda dhe jashtë.
Erdogan shërbeu si kryeministër i vendit nga viti 2003 deri në vitin 2014, dhe prej atëherë është në rolin e presidentit.
Partia e tij ka qeverisur vendin edhe si e vetme edhe me koalicion, por ajo që dihet është ndryshimi rrënjësor ekonomik që vendi e ka fitur për një dekadë e gjysmë.
Problemet e vendit kulmuan në korrikun e vitit 2016 kur ushtria organizoi puc ushtarak kundër tij. Përvec tjerash, këtë krizë qeveria e kaloi edhe duke u përballur me kritika për shkak të arrestimeve të shumta. /Mesazhi/







