Erdogan: Turqia më 16 prill do të marrë vendim historik

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi sot në qytetin Denizli se qëllimi i vendosjes së sistemit presidencial në vendin e tij është të çojë përpara Turqinë nacionale, liberale dhe prosperuese, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan, qëndroi në qytetin perëndimor turk Denizli, ndërsa në fjalimin para qytetarëve të mbledhur në Sheshin e Dëshmorëve të 15 korrikut u përqendrua në zhvillimet aktuale.

Duke folur për referendumin e caktuar për ndryshimet kushtetuese që në Turqi do të mbahet më 16 prill, Erdoğan porositi se vendi i tij në këtë datë do të marrë vendim historik.

“Në të vërtetë, është shumë e qartë se çfarë duhet të bëjmë atë ditë. A duam që vendi jonë të vazhdojë me sistemin e vjetër apo dëshiron të kalojë në sistemin e ri, këtu është puna. Pra, të vjetrin apo të riun?, tha presidenti i Turqisë, dhe shtroi pyetjen a është i mundur stabiliteti dhe siguria në vend ku Qeveritë formohen dhe shpërbëhen në nëntë apo 16 muaj.

Ai shtoi se sipas sistemit të ri zgjedhjet e ardhshme do të jenë në nëntor të vitit 2019. “Nëse partia ime më kandidon dhe populli im më mbështet, vazhdojmë të rrugëtimin ë së bashku. Por, nëse mbështet dikë tjetër, ai person do të vijë të udhëheq shtetin”, tha Erdoğan.

Kur është në pyetje sistemi i ri i shtetit, theksoi se “qëllimi është të çojë përpara Turqinë nacionale, demokratike, liberale dhe prosperuese”. “Ne këtu flasim për një sistem presidencial vendor dhe nacional. Do të thotë, lloj i sistemit presidencial turk. Ne deri më sot në këtë vend kemi ardhur në mënyrë demokratike dhe rruga jonë do të vazhdojë përmes demokracisë”, theksoi Erdoğan. Siç tha, ndryshimi i sistemit është udhëheqja e vendit për një Turqi të fuqishme kur është në pyetje demokracia, ekonomia, investimet dhe projektet e mëdha.

“Nuk druhemi nga risitë dhe ndryshimet. Populli turk as përgjatë historisë nuk ka ikur nga ajo që është e mirë, e bukur dhe e dobishme, ai ka qenë kryesues për ndryshime. Besoj se populli jonë edhe tani do të zgjedh ndryshimet”, theksoi presidenti turk ecep Tayyip Erdoğan.