Face ID, çfare është dhe si funksionon…në iPhone X

Apple ka prezantuar modelin e shumëpritur iPhone X, për të festuar 10 vjetorin e iPhone. Kësaj radhe Apple ka vendosur të lërë menjanë Touch ID dhe në vendin e tij ka zgjedhur sistemin Face ID.

Apple ka zgjedhur këtë sistem zhbllokimi si më të sigurtë dhe komod në krahasim me shenjat e gishtërinjve.

Si funksionon?

Në bazën e Face ID qëndron sistemi fotografik TrueDepth, që bashkon teknlologji inovative që punojnë në sinkroni dhe në kohë reale.

Sistemi krijon një hartë në thellësi të fytyrës së përdoruesit, që është edhe pronari i telefonit, që është e nevojshme për një njohje të shpejtë dhe të sigurtë.

– Projeksion pikash: më shumë se 30.000 pika të padukshme të projektuara në fytyrën e përdoruesit krijojnë një hartë unike të linjave të fytyrës.

– Fotokamera infrared: një fotokamera lexon pikat në hartë, fokuson imazhin dhe i dërgon të dhënat në Secure Enclave tek proçesori A11 Bionic, për të konfirmuar korrespondencën.

– Ndriçim flood: drita infrared, e padukshme, ndihmon identifikimin e fytyrës edhe në errësirë.

Sa është i sigurtë Face ID?

Me Face ID, iPhone X zhbllokohet vetëm kur pronari e shikon atë. Sistemi është projektuar për të garantuar sigurinë maksimale dhe është në gjëndje të dallojë fytyrën e pronarit nga një foto ose maskë.

Funksionon gjithmonë?

Proçesori i ri A11 Bionic luan një rol të rëndësishëm për Face ID. Proçesori është në gjëndje të kuptojë automatikisht ndryshimet e pamjes. Pronari mund edhe të vendosë syze, një kapele apo diçka tjetër, por iPhone X do ta njohë atë gjithsesi. /Mesazhi/