Facebook dhe Google detyron të bllokojnë lajmet në Kanada

Në 2021 përdorues Australianë nuk mund të ndanin apo shikonin lajme në Facebook për shkak të një ligji të ngjashëm.

Meta do të fillojë të kufizojë lajmet në platformën e saj për përdoruesit Kanadez pasi parlamenti kaloi një ligj kontrovers për lajmet online.

Ligj do të detyrojë platformat e mëdha të kompensojnë publikuesit e lajmeve për përmbajtjet që postohen në sajtet e tyre.

Meta dhe Google kanë testuar prej kohësh akses të kufizuar në lajme për disa përdorues Kanadez.

Në 2021 përdorues Australianë nuk mund të ndanin apo shikonin lajme në Facebook për shkak të një ligji të ngjashëm.

Akti Lajmeve Online, i cili mori dritën jeshile të senatit të Enjten, vë në funksion disa rregulla që ju kërkojnë platformave si Meta dhe Google të negocionojnë marrëveshje komerciale dhe të paguajnë organizatat mediatike për përmbajtjet e tyre.

Meta e ka quajtur ligjin problematik dhe injoron mënyrën sesi platformat funksionojnë. Të Enjten tha se lajmet nuk do të lejohen në Facebook dhe Instagram për të gjithë përdoruesit Kanadezë.

Ndërkaq Google e quajti zbatimin e tij të pamundur me kushtet aktuale dhe se po punonte me qeverinë për të gjetur një mënyrë për të ecur përpara.