FBI rekomandon përdorimin e bllokuesve të reklamave

FBI-ja gjithashtu mendon se bizneset mund të ndihmojnë në mbrojtjen e konsumatorëve nga mashtrimi online. Shërbimet e mbrojtjes së domaineve mund të paralajmërojnë kompanitë kur domaine të ngjashme me ato të bizneseve apo entiteve reale shfaqen në internet.

FBI lëshoi një njoftim publik kësaj jave duke këshilluar konsumatorët të kenë kujdes nga mashtruesit të cilët po përdorin fushata reklamimi për të arritur synimet e tyre.

Një prej zgjidhjeve të reklamuara nga FBI-ja është përdorimi i bllokuesve të reklamave që mënyrë që reklamat mashtruese(së bashku me ato të vërtetat) nuk shfaqen.

Përdoruesit të cilët kërkojnë për kompani në Google këto ditë, zakonisht shohin një reklamë ngjitur me disa rezultate kërkimi nga kompani të cilat blejnë reklama nga shërbimi.

FBI-ja paralajmëroi se aktorë të këqij po blejnë reklama duke imituar kompani të vërteta ose brende për tu siguruar se uebsajtet e tyre mashtruese shfaqen lart në rezultatet e kërkimit.

Prej aty hakerët përdorin teknika imitimi të shërbimeve financiare për të vjedhur informacionin e përdoruesve apo duke i nxitur të shkarkojnë maluerë.

FBI-ja gjithashtu mendon se bizneset mund të ndihmojnë në mbrojtjen e konsumatorëve nga mashtrimi online. Shërbimet e mbrojtjes së domaineve mund të paralajmërojnë kompanitë kur domaine të ngjashme me ato të bizneseve apo entiteve reale shfaqen në internet.

Pavarësisht se rrisin sigurinë online, bllokuesit e reklamave aktualisht kërcënohen nga një ndryshim i madh që po vjen në Chrome me emrin Manifest V3 i cili mund të kufizojë ndjeshëm aftësitë e tyre për bllokimin e reklamave. /PCWorld Albanian