Feronikeli mposhtet në derbin e Drenicës, Llapi befasohet nga Vushtrria

Janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së 11 në Superligën e Kosovës.

Drenica në stadiumin ‘Bajram Aliu’ ka triumfuar në derbin lokal duke e mposhtur 1:0 KF Feronikelin.

Golin e tre pikëve për Drenicën e shënoi Qemajl Elshani në minutën e 5’ të ndeshjes.

Me rezultat të njëjtë ka mposhtur edhe Vushtrria skuadrën e Llapit në shtëpi.

Një gol i Eri Lamçja në minutën e 62’, i mjaftoi skuadrës së Vushtrrisë për tre pikë shumë të rëndësishme./Lajmi.net/