Firefox 87 mbron privatësinë e përdoruesve në mënyrë inteligjente

Mozilla beson se përdoruesit kështu marrin më shumë siguri pa kompromentuar eksperiencën e shfletimit. Por kjo nuk është e gjitha.

Më 23 Mars Mozilla lançoi versionin 87 të shfletuesit open-source Firefo duke sjell disa ndryshime dhe rregullime ku spikat funksioni “SmartBlock”.

Për herë parë Firefox prezantoi një opsion për bllokimin e përmbajtjeve në ueb në 2015-ën. Funksioni i cili mbronte privatësinë e përdoruesve duke bllokuar skripte, gjurmues, imazhe e cookie të palëve të treta, shkaktoi probleme me disa uebsajte.

SmartBlock vjen për të adresuar këto probleme.

Për të siguruar funksionin e duhur të uebsajteve por edhe mbrojtur përdoruesit, SmartBlock përdorur skripte “stand-in” për të zëvendësuar skripet e bllokuara të gjurmimit. Këto skripte që mbivendosen funksionojnë njëlloj por nuk cënojnë privatësinë