Fokaçe të vogla pa gluten

PËRBËRËSIT PËR 8 COPË:
1 kokërr patate (160 g)
20 g maja birre e freskët
140 g miell misri i imët
200 g miell i bardhë pa gluten
4 lugë vaj ulliri
1 lugë e vogël sheqer
1 lugë e gjysmë kripë (lugë e vogël)
240 ml ujë (afërsisht)
rozmarinë
3 lugë vaj ulliri + 3 lugë ujë

PËRGATITJA: Ziejmë pataten me gjithë lëkurë dhe ashtu të ngrohtë, e qërojmë dhe e shtypim mirë me pirun që të mos ketë kokrriza. Në një tas të madh hedhim majanë e birrës në thërrime, shtojmë pak ujë të vakët (e
marrim nga sasia e ujit që kemi) dhe sheqerin dhe pasi ta përziejmë, e lëmë të pushojë 10 minuta. Më pas, shtojmë miellrat dhe i përziejmë me lugë druri, pataten si pure, kripën, vajin dhe ujin pjesë-pjesë, derisa të kemi një brumë të butë që nuk ngjit. Brumin e vëmë në një tas të lyer me pak vaj ulliri, i bëjmë një të prerë, e mbulojmë me plastmasë kuzhine derisa vëllimi të dyfishohet. Pas kësaj kohe e punojmë shumë pak brumin në tavolinë, e ndajmë në 8 topa të cilat i hapim me petës me trashësi 1/2 cm, i vëmë në tavën e furrës ku kemi shtruar letër dhe i lëmë të vijnë dhe ca, ndërkohë që presim të ngrohet furra e graduar në temperaturën 220° C. Përpara se t’i fusim në furrë që të piqen, i lyejmë sipër me përzierjen e vajit me ujë, i spërkasim me kripë dhe gjethe rozmarine. I pjekim për 15-20 minuta dhe i shërbejmë të ngrohta me sallam e djathë, sipas dëshirës.