(FOTO) RAPORTOHEN DËMET E PARA NGA TËRMETI

Shkupi u godit sot nga dy tërmete të fuqishme, të cilat u pasuan nga disa dridhje më të dobëta. Ekipet e Televizioni SHENJA janë të terren, prej ku raportojnë për dëmet e para të shkaktuara nga tërmetet, sidomos nga ai i orës 15:10.

Në lagjen “Zhelezara” të komunës së Gazi Babës, një oxhak ka rënë nga ndërtesa, duke shkaktuar dëmtim të njërës prej veturave të parkuara, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima në njerëz. /SHENJA/