Franca fiton miqësoren ndaj Italisë

Franca ka nisur përgatitjet për Botëror, dhe testin e sotëm ndaj Italisë e ka kaluar me sukses.

“Tre kolorët” e mposhtën Italinë me rezultat prej 3 me 1, transmeton Koha.net.

Ishte Umtiti ai që shënoi golin e parë në minutën e tetë, kurse Griezmann në minutën e 29 e dyfishoi epërsinë.

Bonucci ngushtoi epërsinë kur po luhej minuta e 36.

Në pjesën e dytë Franca shënoi edhe njëherë përmes Dembeles/koha.net