Francë, evakuohet një xhami në Paris

Është evakuuar xhamia në rrethin Clichy-la-Garenne në Paris, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas televizionit BFM, policia mëngjesin e sotëm ka kryer evakuimin e rreth 50 njerëzve të cilët ishin në këtë objekt fetar. Megjithatë, besimtarët pas evakuimit u kthyen përsëri në xhami ku u ulën dhe refuzuan të dalin.