Francë, gjatë protestave janë arrestuar 8.400 persona

PARIS (AA) – Gjatë trazirave në protestat e “jelekëve të verdhë”, të cilat nga nëntori i vitit të kaluar mbahen në mbarë Francën, janë arrestuar 8.400 persona, konfirmoi ministri i Punëve të Brendshme të këtij vendi Christophe Castaner, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas tij, do të dënohen ata që kanë shkaktuar trazira nëpër rrugët e Francës. Castaner theksoi se gjatë protestave janë lënduar 1.300 policë.

Kryeministri francez Edouard Philippe më herët deklaroi se është shqiptuar dënim me burg për 1.796 persona ndërsa ende nuk janë gjykuar 1.422 të tjerë.

Protestat filluan më 17 nëntor vitin e kaluar për shkak të rritjes së paralajmëruar të çmimeve të karburantit, por u kthye në pakënaqësi për shkak të gjendjes ekonomike në vend. Demonstruesit kërkojnë reforma radikale ekonomike dhe politike.

Gjatë protestave, 11 persona pësuan për vdekje, më shumë se 2.000 u plagosën dhe 1.796 të tjerë u arrestuan dhe u dënuan me burg.