Fobia nga varfëria është një kombinim i frikës, traumës, pasigurisë dhe kujtesës emocionale që ndikon fuqishëm në vendimmarrjen e njeriut.
Nga ana psikologjike dhe shkencore, njerëzit që kanë kaluar varfëri të thellë shpesh zhvillojnë atë që psikologët e quajnë:
1. mentalitet i mungesës;
2. ankth financiar kronik;
3. ndjenjë të turpit social.
Edhe kur kushtet e jetës përmirësohen, truri vazhdon të reagojë sikur rreziku është ende prezent.
Kjo bën që disa njerëz të mos zgjedhin fare rrugë apo mundësi për të arritur mirëqenie materiale.
“Ndjenja e humbjes përjetohet emocionalisht më fuqishëm sesa ndjenja e fitimit.”
Frika e madhe shpesh shkakton paralizë psikologjike, duke dobësuar aftësinë e trurit për të funksionuar qartë, si në aspektin emocional, ashtu edhe në atë racional.
Frika nga varfëria mund të jetë:
1. një motivim i fuqishëm;
2. ose një pengesë e fuqishme.
Nëse ke:
* vetëdije të lartë emocionale,
* përvojë suksesi,
* mjedis social mbështetës,
* edukim financiar dhe
*besim tek vetja dhe e ardhmja,
…atëherë ka më shumë gjasa që varfërinë ta shndërrosh në motivim dhe jo në pengesë.
Përkujtoje herë pas here varfërinë që ke kaluar dhe bëje bamirësinë pjesë integrale të personalitetit tënd, si shprehje mirënjohjeje për mirëqenien që gëzon sot.
Vehbi Zeqiri








