FSK-ja është institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend, sipas Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) e cila bëri publike edicionin e shtatë të Barometrit Kosovar të Sigurisë.
Forca e Sigurisë së Kosovës, në anketimin e qytetarëve të Kosovës në fundin e vitit 2017, ka dalë e para me 78%, ndërsa sipas rajoneve ka dalë që qytetarët e rajonit të Mitrovicës, të pjesës jugore e besojnë më së shumti FSK-në, në shkallën 86%, ata të Prishtinës me 84% pasuar nga ata të Pejës e me radhë.
Besueshmëria për FSK-në nga viti i kaluar ka shënuar rritje në masën prej 11 për qind.
Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, tha se profesionalizmi, aktivitetet e shumta humanitare, mbështetja për autoritetet civile në nivel qendror e lokal, si dhe shumë faktorë të tjerë kanë bërë që FSK-ja të ruajë primatin dhe të rrisë besueshmërinë e qytetarëve.








