FTX thotë se hakerët i kanë vjedhur 415 milionë dollarë

Rreth 323 milionë janë hakuar nga bursa ndërkombëtare ndërsa 90 milionë të tjera nga platforma Amerikane që kur kompania shpalli falimentin tha CEO i FTX.

Bursa e kolapsuar e kriptomonedhave FTX tha se afro 415 milionë dollarë në kriptomonedha janë vjedhur nga hakerët.

Rreth 323 milionë janë hakuar nga bursa ndërkombëtare ndërsa 90 milionë të tjera nga platforma Amerikane që kur kompania shpalli falimentin tha CEO i FTX.

Bashkëthemeluesi i FTX Sam Bankman-Fried është akuzuar për vjedhjen e miliarda dollarëve nga përdoruesit e FTX për të paguar borxhet e firmës së tij Alameda Research.

Bankman-Fried thotë se është i pafajshëm.

Javën e kaluar kompania i dha një gjykatësi në Delaware se kishte rikuperuar më shumë se 5 miliardë dollarë asete.

Ditën e Marte FTX dha më shumë detaje duke thënë se ka rikuperuar 1.7 miliardë dollarë në kesh, 3.5 miliardë dollarë në kriptomonedha likuide dhe 300 milionë dollarë në letra me vlerë likuide.

Në financë termi “likuid” do të thotë një aset që mund të konvertohet lehtësisht në kesh pa ndikuar në vlerën e saj.

FTX që një vit më parë vlerësohej me 32 miliardë dollarë, shpalli falimentin më 11 Nëntor. Llogaritet se 8 miliardë dollarë fonde konsumatorësh mungojnë.

Bankman-Fried, i cili bashkëthemeloi FTX në 2019-ën, ishte një prej figurave të profilit të lartë në industrinë kripto, i njohur për lidhjet e tij politike, mbështetjen nga njerëz të famshëm dhe shpëtimin e firmave të tjera në krizë.

Ai u arrestua në Dhjetor në Ishujt Bahame ku jetonte dhe FTX kishte zyrat qendrore. U ekstradua në SHBA ku u lirua me kusht pas pagoi 250 milionë dollarë. /PCWorld Albanian