Futbollisti i Kosovës shënon super-gol në minutën e fundit (Video)

Lojtari i Kosovës, Ardin Dallku, ka realizuar një super-gol në fitoren e Karpatyt në Ukrainë.
Dallku realizoi pas një rivënie nga këndi me një goditje ‘volej’.

Ky është goli i parë i 23-vjeçarit në këtë kampionat ndërkohë që skuadra e tij pas këtij takimi ndodhet në pozitën e katërt me 12 pikë të grumbulluara.

Ardini është vëllai i vogël i futbollistit të Prishtinës, Armend Dallku i cili gjithashtu ka bërë karrierë të Vorskla.