Gabon United, barazon me pozitën e parafundit në tabelë

Manchester United ka lëshuar dy pikë në udhëtim te West Brom, skuadër që qëndron në vendin e parafundit në tabelë.

“Djajtë e Kuq” barazuan me rezultat 1 – 1, shkruan lajmi.net.

Qysh pas dy minutave lojë, ishin vendasit që zhbllokuan rezultatin përmes Diagne (2′).

Unitedi barazoi shifrat përmes mesfushorit Bruno Fernandes që realizoi pas asistimit të Shaw (44′).

Në pjesën e dytë, pavarësisht rasteve sidomos nga Unitedi, asnjëra skuadër nuk ia doli të ‘tund’ portën kundërshtare.

Me këtë pikë, Unitedi renditët në pozitën e dytë me 46 pikë, derisa West Brom në vendin e parafundit me 13 sosh.