Gamerat po kalojnë në Windows 11

Në vendin e tretë është një sistem operativ 13-vjeçar, askush tjetër veç Windows 7 e cila përdoret nga 2.36% e të anketuarve të Steam.

Mesa duket adhuruesit e lojërave mund të përqafojnë më në fund Windows 11, të paktën sipas statistikave më të fundit.

Steam Survey zbuloi se 1 në 4 përdorues të Steam kanë kaluar në Windows 11. Rritja me 1.05% në muajin e kaluar u shoqërua me një rënie të përdoruesve në Windows 10-ës.

71.4% të anketuarve thanë se kanë Windows 10-ën të instaluar. Pavarësisht se është në rënie, Windows 10 ka një pozitë dominuese dhe gëzon popullaritet të lartë.

Në vendin e tretë është një sistem operativ 13-vjeçar, askush tjetër veç Windows 7 e cila përdoret nga 2.36% e të anketuarve të Steam.

Pse përdoruesit kanë hezituar të kalojnë në Windows 11? Sistemi i ri operativ kërkon një çip TPM 2.0 të shumica e pllakave amë të fundit e kanë të instaluar.

Mbi të gjitha ndryshimi nuk është i lehtë. Sot shpenzojmë kohë të gjata përpara kompjuterëve duke punuar apo duke luajtur dhe njerëzit janë më të prirë të qëndrojnë deri në momentin që përditësimi bëhet i domosdoshëm. /PCWorld Albanian