Ghebreyesus zgjidhet edhe për një mandat në krye të OBSH-së

Tedros Adhanom Ghebreysus ka fituar edhe një mandat të dytë pesëvjeçarë si drejtor i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

OBSH-ja ka bërë të ditur se shtetet anëtare të saj kanë votuar sot për ta rizgjedhur Ghebreyesusin. Rizgjedhja e tij është konfirmuar gjatë Asamblesë së 75-të të Shëndetësisë Botërore të mbajtur në Gjenevë. Ghebreyesus ishte kandidati i vetëm.

Ai së pari në krye të OBSH-së është zgjedhur në vitin 2017. /koha