Gjendet një 17 vjeçar i vdekur në Viti

Një 17 vjecar është gjetur i vdekur në fshatin Verban të Vitisë.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë për Indeksonline se rasti po cilësohet si i dyshimtë, derisa me vendim të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion.

Ndërkaq, sipas burimeve të Indeksonline, dyshohet se i riu ka kryer vetëvrasje.