Gjenerata e re e Wi-Fi ka mbërritur: 5 arsye pse duhet të blini një router Wi-Fi 7

Përdorimi i Wi-Fi 7 do të thotë se rrjeti juaj Wi-Fi në shtëpi do të jetë modern. Wi-Fi 8 nuk pritet të vijë deri në 2028 edhe kur të ndodhë do të duhet kohë që standardi të aplikohet tek smartfonët, laptopët dhe routerët.

Por sikur tu themi se sot është e mundur të keni një internet Wi-Fi më të shpejtë as njëherë më parë? E gjitha që duhet të bëni është të blini një router Wi-Fi 7 dhe do të përjetoni shpejtësinë më të lartë Wi-Fi në shtëpi apo zyrë.

E gjitha është e mundur falë Wi-F 7, versionit më të fundit që sjellë mbulim më të mirë dhe shpejtësi më të larta.

Wi-Fi më i shpejtë

Wi-Fi 7 u prezantua në CES 2024 dhe u konfirmuar rritja e shpejtësisë së Wi-Fi nga 9.6Gbps që ishte për Wi-Fi 6 në 46Gbps në Wi-Fi 7.

Sigurisht 46Gbps është shpejtësi teorike e arritur në kushte laboratorike. Me shumë gjasa nuk mund të arrini këtë lloj shpejtësie në rrjetin tuaj në shtëpi.

Ende kalimi në një router W-Fi 7 do të thotë se mund të përdorni kapacitetin maksimal të internetit gigabit me fibër që mund të kenë në shtëpi apo zyrë.

Transmetim më i lartë të dhënash

Wi-Fi 7 solli dy përmirësime madhore që rrisin kapacitetin transmetues të rrjetit: kanalet 320Mhz Wi-Fi dhe 4K Quadrature Amplitude Modulation (QAM).

Routeri juaj Wi-Fi dërgon një sinjal në bandat 2.4Ghz dhe 5Ghz (edhe pse Wi-Fi 6E solli bandën 6Ghz.) Brenda këtyre bandave janë kanalet Wi-Fi përmes të cilave routeri dërgon të dhëna tek pajisjet.

Imagjinoni sikur janë dy rrugë dhe kanalet Wi-Fi janë korsitë. Sa më shumë njerëz që përdorin një kanal, aq më e lartë mundësia që të mbingarkohet. Çdo kanale Wi-Fi ka një kapacitet të caktuar matur në Mhz. Sa më e vogël shifra, aq më e madhe mundësi që kanali të mbingarkohet.

Kanalet më të gjera mund të përpunojnë të dhënat më shpejtë.

Modulimi i amplitudës kuadratike është paksa i ndryshëm nga ky, por funksionon së bashku. Modulimi mat në mënyrë efektive sa të dhëna dërgohen me çdo sinjal. Përmirësimi i Wi-F7 në 4K-QAM nga 1024-QAM i Wi-Fi 6 do të përmirësojë ndjeshëm efikasitetin e rrjetit dhe do të reduktojë vonesat, veçanërisht në situatat kur janë lidhur pajisje të shumta Wi-Fi.

Më pak mbingarkesë falë bandën 6Ghz

Më lart folëm për dy bandat 2.4Ghz dhe 5Ghz duke bërë analogjinë e një rruge. 6Ghz është një bandë e re që i shtohet Wi-Fi 7 (ka qenë edhe në Wi-Fi 6E). Duke qenë se është një bandë e re, nuk përdoret nga shumë pajisje dhe ka më pak interferencë sidomos nëse jeni në një apartament me shumë pajisje Wi-Fi.

Mbështetje për pajisjet Wi-Fi 7

Kur debutoi zyrtarisht në CES 2024, prodhuesit e harduerit kishin filluar tashmë të lançonin pajisjet e tyre Wi-Fi 7 në 2023. Por nga CES e në vijim, Wi-Fi 7 pritet të bëhet masivisht i disponueshëm për të gjithë që do të thotë më shumë router Wi-Fi 7 por edhe pajisje si smartfonë, tabletë dhe kompjuterë.

Shumë prej smartfonëve që debutuan në MWC 2024 kanë Wi-Fi 7 si Honor Magic 6 Pro dhe Xiaomi 14 Ultra por edhe të tjerë si Google Pixel 8 Pro.

Wi-Fi i së ardhmes

Përdorimi i Wi-Fi 7 do të thotë se rrjeti juaj Wi-Fi në shtëpi do të jetë modern. Wi-Fi 8 nuk pritet të vijë deri në 2028 edhe kur të ndodhë do të duhet kohë që standardi të aplikohet tek smartfonët, laptopët dhe routerët.

Prandaj kalimi në Wi-Fi 7 është fillimi i një gjenerate të re.