Gjermania i dhuron Brazilit 200 milionë euro për ruajtjen e Amazonës

Berlini zyrtar deklaroi se do i jepte Brazilit rreth 200 milionë euro (217 milionë dollarë) për mbrojtjen e pyjeve tropikale të Amazonës, pasi tani është krijuar një qeveri më pro-mjedisore.

Presidenti i krahut të majtë Luiz Inácio Lula da Silva (Lula) mori detyrën nga politikani i krahut të djathtë Jair Bolsonaro në muajin janar.

”Pas financimit qëndron qëllimi kryesor i Gjermanisë për të përmirësuar situatën e grupeve indigjene në rajonin e Amazonës”, deklaroi ministria gjermane e Zhvillimit.

Edhe pse Lula nuk konsiderohej ambientalist në mandatet e tij të mëparshme, ai është fokusuar në këtë kohët e fundit dhe gjithsesi shihet shumë më mirë në çështjet e mbrojtjes së mjedisit sesa Bolsonaro.

Nga 200 milionë euro, rreth 31 milionë euro janë caktuar për Fundo Floresta, ose fondi pyjor, për të promovuar mbrojtjen e pyjeve dhe përdorimin e qëndrueshëm të pyjeve, me 93 milionë euro për financimin e projekteve të ripyllëzimit. /atsh