Gjiganti gaming EA largon qindra punonjës

Gjithashtu,në komunikatën e bërë nga kompania jepeshin disa të dhëna për lojërat që kishin sjellë më shumë fitime si EA Sports apo Apex dhe pasqyroheshin lojërat që kompania do të fokusohej më tepër.

Kompania e video lojërave Electronic Arts njoftoi se do të pushojë nga puna rreth 700 persona pavarësisht se në fund të vitit 2022 fitimet e kësaj kompanie shkuan në 1.3 miliard dollarë. Mendohet se do të ketë edhe punëtore që do të ndërrojnë pozicionin e tyre duke u caktuar në një sektor tjetër.

Electronic Arts do të pushojë nga puna më shumë se 700 punonjës – 6% e fuqisë punëtore mbarë botërorë të prodhuesit të video lojërave- tha të mërkurën CEO Andrew Wilson . CEO nuk përcaktoi se cilët pjesë të kompanisë do të ndikoheshin më shumë nga këto pezullime.

Gjithashtu, në komunikatën e bërë nga kompania jepeshin disa të dhëna për lojërat që kishin sjellë më shumë fitime si EA Sports apo Apex dhe pasqyroheshin lojërat që kompania do të fokusohej më tepër.

Pushimet nga puna në këtë kompani vijnë pas pezullimeve të kryera nga kompani të tjera të mëdha si Amazon apo Meta që kanë pasur një ndikim në vendimin e kompanisë gjigande të lojërave. Nga pushimet e kryera mendohet se kompania do të ketë një fitim prej 170-200 milion dollarësh.