Gjyqtari paralajmëron arrestimin e Kurtit, Haxhiut dhe Kada-Bujupit

Tre prej katër deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi si dhe Albulena Haxhiu pritet që të arrestohen nga Policia e Kosovës të njëjtëve tu caktohet një masë paraburgimi për shkak të mungesës së tyre në seancën e sotme rreth rastit të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Republikës.

Në mungesë të palëve të domosdoshme, kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra mori vendim që të shtyhet në afat të pacaktuar mbajtja e kësaj seance, shkruan Indeksonline

“Gjykata vendos që të ketë ndalim arrestim dhe të njëjtëve do tu caktohet paraburgimi. Për Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi ka lëshuar urdhër-arrest. Por, sipas informatave nga Policia të njëjtit nuk kanë qenë në shtëpi”, është shprehur ai.

Ndryshe, në seancën e sotme pjesëmarrës ishte vetëm deputeti nga Ferizaj, Faton Topalli.