Gjysmëfinalja e Kupës së Mbretit: Real Madridi pret Barcelonën në “Bernabeu”

‘Mbretërit’ do jenë nikoqir të Barçës në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.

të dy gjigantët spanjollë kërkojnë triumfin në këtë kompeticion, andaj do të ‘luftojnë’ fort me njëra-tjetrën.

Barcelona në këtë takim futet me mungesa të mëdha siç është ajo e Robert Lewandowski, Pedri e Ousmane Dembele.

Te Real Madridi mungojnë dyshja e mbrojtjes, David Alaba dhe Ferland Mendy.

Pavarësisht mungesave në të dy skuadrat, pritet të dhurojnë spektakël sot në ‘Santiago Bernabeu’.

Kujtojmë që gjysmëfinalja e Kupës së Mbretit luhet me dy ndeshje, teksa ajo e kthimit në ‘Soptify Camp Nou’ zhvillohet më pesë prill, nga ora 22:00.