Gmail sjell reagimet me emoji

Google filloi lançimin e funksionalitetit për pajisjet Android dhe do të kuptoni që keni qasje nëse në fund të e-mailit shfaqet një ikonë fytyre.

Shërbimi e-mail i Google, Gmail, ofron Replikat e Zgjuara (Smart Replies) për përdoruesit të cilët janë të ngarkuar dhe nuk kanë kohë tu përgjigjen menjëherë e-maileve.

Por në rastet kur përdoruesit nuk kanë çfarë të thonë, replika më e mirë është mbase vetëm një emoji. Gjiganti i teknologjisë ka lançuar reagimet emoji për Gmail dhe kështu përdoruesit mund të reagojnë njëlloj siç bëjnë me mesazhet direkte.

Google filloi lançimin e funksionalitetit për pajisjet Android dhe do të kuptoni që keni qasje nëse në fund të e-mailit shfaqet një ikonë fytyre.

Duke klikuar mbi të do të shfaqet një menu ku mund të gjeni opsionet emoji për të zgjedhur. Reagimet e të gjithëve do të shfaqen ngjitur me ikonën e disa kanë animacione të shkurtra.

Edhe pse reagimet me emoji ndaj e-maileve aktualisht janë të disponueshme vetëm në Android, funksionaliteti pritet të mbërrijë edhe tek pajisjet iOS dhe në ueb në muajt në vijim.