Google Chrome do të ketë së shpejti një pamje të re

Një pamje paraprake të ndërfaqes së re mund ta shikoni në imazhet GIF paraqitur mëposhtë. Ndryshimi më i madh për ne janë skajet e rrumbullakëta në krye të dritares.

Chrome në desktop do të ketë një pamje të re. Shfletuesi shumë popullor i Google do të marrë një përditësim i cili sjell gjuhën e re të dizajnit Material You në javët në vijim së bashku me ikona dhe ngjyra të reja.

Një pamje paraprake të ndërfaqes së re mund ta shikoni në imazhet GIF paraqitur mëposhtë. Ndryshimi më i madh për ne janë skajet e rrumbullakëta në krye të dritares.

Nuk është vetëm Chrome që do të ketë pamje të re. Google do të përditësojë Chrome Web Store me dizajnin e Material You.

Së fundi Google ka bërë disa përditësime në mjetet e Shfletimit të Sigurtë në Chrome për të mbajtur përdoruesit e siguritë gjatë lundrimit në ueb. kur navigoni tek një uebfaqe potencialisht e rrezikshme, Google aktualisht kontrollon sajtin në fjalë kundrejt një liste të ruajtur lokalisht dhe përditësuar çdo 30-60 minuta.

Por në javët në vijim këto kontrollet do të bëhen në kohë reale dhe kështu do tu mbronte nga vizitimi i një uebsajti që mund të jetë krijuar vetëm pak minuta më parë.

Si rezultat Google thotë se pret një përmirësim të mbrojtjes nga maluerët dhe phishing me 25 përqind në Chrome.