Google e bën të lehtë shkëmbimin e të dhënave mes telefonëve Android dhe kompjuterëve Windows

Mund ta shkarkoni nga ky moment në uebsajtin e Android dhe për sa kohë kompjuteri juaj ka versionin 64-bit të Windows 10 dhe nuk ka procesor mobil ARM.

Në CES 2022 Google foli për përmirësimin e integrimit të Android me ekosistemin e Windows në mënyra të ndryshme. Nearby Share ishte një prej funksionaliteteve të premtuara për platformën desktop të Microsoft.

Tashmë gjiganti i teknologjisë ka lançuar aplikacionin Nearby Share në fazën beta për Windows duke e bërë shumë të lehtë transferimin e të dhënave mes smartfonit dhe kompjuterit.

Mund ta shkarkoni nga ky moment në uebsajtin e Android dhe për sa kohë kompjuteri juaj ka versionin 64-bit të Windows 10 dhe nuk ka procesor mobil ARM.

Që të funksionojë duhet të keni të aktivizuar Wi-Fi dhe Bluetooth por mund të zgjidhni vetë se kush mund të shohë pajisjen tuaj dhe tu dërgojë të dhëna në mënyrë që të shmanget spami.

Për të dërguar të dhëna nga kompjuteri në smartfonin Android mjafton të tërhiqni të dhënat nga desktopi në aplikacionin Nearby Share.

Nëse jeni i kyçur në llogarinë tuaj Google tek të dyja pajisjet nuk nevojitet konfirmim. Nearby Share është i disponueshëm për pjesën më të madhe të vendeve të botës.

Versioni beta funksionon vetëm për telefonët dhe tabletët Android.