Google i kundërpërgjigjet investimit të Microsoft në OpenAI

Anthropic është bashkëthemeluar nga ish ekzekutivët e Open AI, binjakët Dario dhe Daniela Amodei.

Google ka rënë dakord të investojë 2 miliardë dollarë në kompaninë e inteligjencës artificiale Anthropic tha një përfaqësues i kompanisë.

Pasi investoi fillimisht 500 milionë dollarë në rivalin e OpenAI, ra dakod që të rriste investimin me 1.5 miliardë dollarë të tjera në të ardhmen.

Google është tashmë një investitor në Anthropic dhe investimi më i fundit do të përmirësojë pozicionin konkurrues të kompanisë kundrejt Microsoft, një mbështetës i madh i krijuesit të ChatGPT, OpenAI.

Amazon gjithashtu tha muajin e kaluar se do të investonte deri në 4 miliardë dollarë në Anthropic për të konkurruar me rivalët cloud në rritje në AI. Në një raport dërguar pranë Komisioni Amerikan për Bursat dhe Letrat me vlerë, thuhej se distributori online kishte investuar 1.25 miliardë dollarë në Anthropic në formën e aksioneve pranë Amazon.

Ishte Wall Street Journal që raportoi lajmet e marrëveshjes më të fundit mes Google dhe Anthropic. Numri në rritje i investimeve tregon manovrat e kompanive cloud për të siguruar lidhje me startupet AI të cilët po ri-formësojnë industrinë.

Anthropic është bashkëthemeluar nga ish ekzekutivët e Open AI, binjakët Dario dhe Daniela Amodei. /CIO Albanian