Google lançon versionin e parë publik të Android 14

Gjithashtu e re është edhe opsioni për zhvilluesit të cilët mund të shtojnë veprime të caktuar në hapësirën e shpërndarjes të përmbajtjeve në nivel sistemi.

Google ndjek një cikël zhvillimi të parashikueshëm për Android. Pas dy versioneve të para eksperimentale për zhvilluesit, kompania lançon versionin e parë publik testues “beta” për tu pasur nga tre të tjerë.

Të paktën ky është plani me Android 14 dhe është beta e parë që mund të instalohet përmes OTA(Over the Air) për këdo që ka një pajisje Pixel që mbështetet duke filluar nga Pixel 4a 5G.

Për telefonët të cilët nuk kanë prodhuar nga Google nuk ka ende asgjë zyrtare. Versionet eksperimentale të Android më së shumti shkojnë për zhvilluesit të cilët duan të testojnë aplikacionet e tyre përballë versioneve të reja ose për adoptuesit e hershëm të cilët nuk duan të presin për versionin final stabil.

Beta e parë publike e Android 14 nuk sjell shumë ndryshime me përjashtim të dy përditësimeve të ndërfaqes të vlen të përmenden. Një gjest i ri navigimi, ai i shigjetës të kthimit pas, i cili ka një mënyrë të re ndërveprimi me aplikacionin.

Gjithashtu e re është edhe opsioni për zhvilluesit të cilët mund të shtojnë veprime të caktuar në hapësirën e shpërndarjes të përmbajtjeve në nivel sistemi.

Përtej këtyre dy risive, nuk ka diçka të re. Më shumë rreth funksionaliteteve të Android 14 do të mësojmë muajin e ardhshëm në konferencën e zhvilluesve Google I/O.