Google mbyll shërbimin VPN që vjen me planet Google One

Vitin e kaluar kompania zgjeroi disponueshmërinë e VPN-në në të gjitha planet Google One, përfshirë planin bazik 2 dollarë në muaj.

Nëse jeni prej të paktëve njerëz që përdorin një shërbim VPN që vjen me Google One, atëherë kemi lajme të këqija për ju. Përmes një e-mail-i që do të merrni në ditët në vijim nëse ende nuk ka mbërritur në postën tuaj elektronike, Google do tu njoftojë se shërbimi ka për tu mbyllur në fund të vitit.

Kompania lançoi një VPN si pjesë e planeve Google One në 2020, por mund ta aksesoni vetëm nëse paguanit për planin me 2TB hapësirë i cili kushton 10 dollarë në muaj.

Vitin e kaluar kompania zgjeroi disponueshmërinë e VPN-në në të gjitha planet Google One, përfshirë planin bazik 2 dollarë në muaj.

Aktualisht mund të përdorni shërbimin VPN të Google nëse jeni në një prej 22 vendeve të botës ku është aktiv, në Android dhe iOS.

Gjithashtu mund të përdorni për të maskuar përdorimin e internetit në një kompjuter Mac ose Windows. Google nuk specifikoi kur shërbimi do të ndalojë së funksionuari plotësisht, por tha se do të mbyllej me arsyetimin se nuk po përdorej nga konsumatorët.

Megjithatë ende mund të vijoni përdorimin e VPN-së falas që vjen me pajisjet Pixel 7 dhe 8 edhe pasi të jetë mbyllur shërbimi përmes Google One.