Google Messages sjell opsionin për editimin e mesazheve të dërguara brenda 30 minutave

Shtypni ikonën e lapsit për të filluar ndryshimin e mesazhit. Duke shtypur butonin enter, përmbajtja e mesazhit origjinal do të zëvendësohet nga përmbajtja e re.

Aplikacionet më të mira të komunikimit në Android i lejojnë përdoruesit të ndryshojnë tekstin e mesazheve pasi janë dërguar. Google Messages është i vetmi aplikacion që nuk e ka një funksionalitet të tillë me mesazhet RCS.

Në Dhjetor të 2023 në fazën beta të Messages, u mësua se Google ishte duke punuar në këtë funksionalitet të ri. Një raport i ri tashmë konfirmon mbërritjen e opsionit të editimit të mesazheve të dërguara në Google Messages.

Mjafton që përdoruesit të mbajnë të shtypur mbi një tekst derisa të shfaqet një menu së bashku me butonin e ri edit.

Shtypni ikonën e lapsit për të filluar ndryshimin e mesazhit. Duke shtypur butonin enter, përmbajtja e mesazhit origjinal do të zëvendësohet nga përmbajtja e re.

Sipas raportit ju mund të ndryshoni një mesazh deri në 30 minuta pas dërgimit. Google gjithashtu do të ruajë një historik të ndryshimeve të mesazhit dhe marrësi mund të shohë tekstin origjinal nëse dëshiron.

Funksionaliteti nuk është ende i disponueshëm dhe siç duket Google ka ende punë për të bërë deri në finalizimin e tij. Kujtojmë se funksionaliteti ofrohet vetëm për mesazhet RCS në Google Messages dhe jo për SMS-të. Kjo do të thotë se edhe dërguesi edhe marrësi duhet të kenë RCS të aktivizuar. /