Google ndërpret gjenerimin e imazheve të njerëzve nga Gemini AI

Ditën e Enjte Google vendosi të ndërpresë gjenerimin e imazheve nga chaboti AI Gemini. Lëvizja erdhi pas disa postimeve virale të cilat tregonin se mjeti AI gjeneronte imazhe me pasaktësi historike duke paraqitur nazistët, themeluesit e Amerikës dhe Papën si njerëz me ngjyrë.

Jemi duke punuar për të adresuar problemet e fundi me mjetin e gjenerimit të imazheve të Gemini,” postoi Google në X.

Ndërsa jemi duke punuar do të ndërpresim gjenerimin e imazheve të njerëzve dhe të ri-lançojmë një version të përmirësuar.

 

Një përdorues në X postoi disa imazhe të gjeneruara nga Gemini ku shfaqeshin ushtarët Gjermanë të 1943 si njerëz me ngjyrë ose aziatikë.

Përpara se të ndalonte opsionin e Gemini për të gjeneruar imazhe njerëzish, Google shkroi: “Ne po punojmë për të përmirësuar menjëherë këto lloj përshkrimesh.”

“Gjenerimi i imazhit nga Gemini AI gjeneron një gamë të gjerë njerëzish. Dhe kjo është përgjithësisht një gjë e mirë sepse njerëzit në mbarë botën e përdorin atë. Por këtu ka pasaktësi.”